Kreu i ri i Kuvendit Talat Xhaferri, në zyrën e tij ka vendosur flamurin shqiptar, mirëpo kjo nuk është pritur mirë në Maqedoni.
Kështu, kryetari i LSDM Zoran Zaev deklaroi sot se pret që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, ta “përmirësojë gabimin” dhe ta heqë flamurin kombëtar shqiptar nga zyra e tij.
Më tej Zaev, duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me këtë çështje, tha: “ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen. Personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë”.
Kjo deklaratë vjen pas takimit me zyrtarët e OSBE-së sot në Shkup. Talat Xhaferri është kundërshtuar ashpër pas zgjedhjes si kryetar Kuvendi, ku rreth 2 mijë protestues u mblodhën më 27 prill para godisës së kuvendit si shenjë revolte. Madje disa prej tyre bastisën në Kuvend dhe ushtruan dhunë ndaj politikanëve dhe gazetarëve që ndodheshin brenda. (D.D/Shuplaka)