Mungesa e energjisë elektrike në plazhin e Tales në Lezhë ka bërë që biznest të bllokojnë aktivitetin e tyre, ndërsa pushuesit kanë nisur të largohen.
Gazetari i ‘Fax News’ Martin Marku raportoi se kjo është një situatë që përsëritet dhe ka penalizuar bizneset në këtë plazh.
Ai tha se sot energjia elektrike është rikthyer por ka shkëputje herë pas herë. Ndërkohë që numri i pushuesve në Tale por edhe në Shëngjin, referuar asaj që thonë bizneset është më i ulët se sezonin e shkuar. Tjetër problematikë është edhe mungesa e vrojtuesve dhe ndotja.
Kujtojmë që ishte deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i cili ditën e djeshme ngriti problemin e mungesë së energjisë elektrike në Tale. Madje ai paraljmëroi se nëse nuk merren masa do të mblidhte bizneset për të protestuar.
“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne. Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates. Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi. Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp !”, shkruante Ndreu. (B.H/Faxweb)