Në qytetin Herat të Afganistanit, dhjetëra gra mbajtën një demonstratë për mbrojtjen e të drejtave të tyre në vend.
Duke u mbledhur para ndërtesës së provincës në Herat, gratë i bënë thirrje qeverisë që do të krijohet në Afganistan që t’i respektojë të drejtat e grave.
Gratë shprehën kërkesat e tyre për punë, arsim dhe liri, duke mbajtur pankarta ku thuhej: “Asnjë shtet që nuk mbështet gratë nuk është i përhershëm” dhe “Kërkesat tona janë e drejta për arsim dhe e drejta për të punuar në të gjitha fushat”.//AA