Talentet shqiptarë në futboll janë të shumtë dhe shpeshherë ata i shfaqin vlerat edhe përtej territoreve të vendit tonë. Një prej tyre është edhe talenti i 21-vjeçarëve Kejdi Bare. Mesfushori i Atletikos së Madridit, Kejdi Bare, është një nga personat që e njeh më së miri Spanjën, kjo për vetë faktin se ai është prej vitesh në gadishullin Iberik, pjesë e skuadrës B të Atletikos.
Në një intervistë për një të përditshme mesfushori i Kombëtares U-21 ka treguar shanset e kuqezinjve në këtë raund kualifikues.Ai është optimist. Pas debutimit me skuadrën e parë të drejtuar nga Simeone, Bare nuk kërkon që të vendosë barriera as për kuqezinjtë në raundin kualifikues.
Mbase nuk do të ishte fjala e duhur objektiv, por së pari ne do të synojmë të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje. Unë mendoj që edhe ne kemi shanset tona, pasi kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh dhe me afrimet e reja që ka përzgjedhur trajneri Bushi, i cili është një vlerë e shtuar për ekipin, them që nuk duhet të na nënvlerësojë askush.
Duke qenë se pjesa më e madhe e lojtarëve tanë janë pjesë e ekipeve cilësore, atëherëpse jo të mos tentojmë për vendin e dytë. Do të ishte perfekte një renditje e tillë dhe me shumë punë, them se mund ta arrijmë. Në futboll, asgjë nuk është e pamundur”, deklaron Bare. (E.K/SHUPLAKA)