Nga Basir Çollaku
Çunat problematike, (banditet e Edit dhe Damianit) jane grup kriminal qe bashkepunojne thjeshte. Se mos kane pasur rezistence nga shteti…
Prokurori vendimmarres per ndryshimin eklasifikimit te vepres penale Klodian Braho eshte kualifikuar per SPAK
Pjese e njoftimit te Prokurorise se Pergjithshme per dosjen 184:
“Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019. Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.
Se sa i thjeshte ka qene bashkepunimi per te manipuluar blere dhe shitur mbi 4000 vota me trafikante droge qe kanosin votuesit, sigurisht Prokuroria e di me mire se qytetaret, ndsj ka tre vite qe nuk e rruan asnje veprim procedurial hetimor. Sa te thjeshte jane çunat problematike te Damianit,(njerez me rekorde kriminale) qe jane garda elektorale e grupit??! Kete Prokuroria mbase e ka harruar, ose eshte bindur nga çunat ne udheheqje duke i konsideruar, ne çuna te thjeshte, te cilet bashkepunojne thjeshte.
Dibra si Prokuroria dhe Gjykata nuk jane ne nje mendje me qendren e akuzes dhe gjykates. Ata kerkojne serish interpretim
“Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016. ”
Prokuroret nuk mendojne njelloj, sepse sikleti eshte shperndare dhe luhet kujt ti ngece dosja ne dore..
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye:
“Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.
Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.
Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.
Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje. ”
Prokuroria ne Diber thote se veprat jane kryer nga grup i strukturuar kriminal. E ne krye te ketij grupi nuk eshte askush tjeter vetem Edi Rames qe kerkon llogari dhe jep udhezime. Sigurisht Arta Marku mendon ndryshe sepse pret bakshishin nga KLP ne garen per te mbajtur mandatin. Pas akullores se Gjushit ne Durres Prokuroria hap akulloren e Dibres.
Nese te marresh te gjithe pushtetet ne vend ne kete menyre te dhunshme kriminale qenka pune e thjeshte sipas prokurorise, perse u duhet rene ne qafe atyre qe vuajne denimin te 313-a dhe 302-shi, qe nuk kane bere as nje te milionten dem krahasuar me keta çunat problematike te grupit te strukturuar kriminal qe bashkepunon thjeshte…!!?
Tallava 184..dasma vazhdon…
Discussion about this post