13:00 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Tallej me videon e Eneos, ajo ma nxiti djalin drejt vetëvrasjes”, rrëfimi tronditës i nënës

19:43 | 09/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëvrasja e 20 vjeçarit, flet nëna: Mbi 1200 sms, ish- e dashura e fyente dhe e shante rëndë

Katër ditë pas vdekjes së Enea Ferkos, i cili vrau veten pas ndarjes nga e dashura, nëna e tij fajëson ish-të dashurën që e ka nxitur ajo të birin drejt vetëvrasjes.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nëna e quajtur Aida tregon se si vajza 17-vjeçare tallej me Enean për cështjen e vetëvrasjes, duke e nxitur atë që ta bënte.

“Kishin filluar të flisnin dhe ky kishte bërë një video kur kishte pirë fostoksinën e që ta bindte vajzën, ia kishte nisur e ajo qeshte. Tallej, e nxiste dhe i thoshte se nuk ishte nga ata burra ai që të vdiste”, tregon zonja Aida.

Kujtojmë se Eneo Ferko, vetëm 20-vjec, vrau veten me fostoksinë pas ndarjes nga e dashura.

PJESË NGA INTERVISTA

Pra, ajo iku në datën 1 qershor. Ju si e morët vesh kur nuk flisnit fare me djalin?

Eneo më mori vetë në telefon. Sapo ajo i kishte ikur, djali më mori në telefon e më kërkoi ta takoj e unë e ftova në shtëpi. Kur erdhi këtu, vetëm qante pa pushim. Ishte i dërrmuar plotësisht. Nuk kishte pasur asnjë faj dhe s’dinte pse ajo kishte njoftuar njerëzit ta merrnin. Ishte i dashuruar djali pas saj. Çmendej. I fola, e ngushëllova, madje i thashë më mirë do ishte se ishte i ri e kishte jetën para dhe sikur u qetësua. Që nga ajo ditë erdhi jetoi tek unë djali dhe nuk vija re ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Nuk e pyesja për të, sepse nuk doja t’ia kujtoja se mos lëndohej.

Eneo i ka dërguar edhe një video vajzës teksa piu fostoksinën… Ishin rilidhur ata ditët e fundit, të tha gjë djali?

Jo, s’më tha asgjë. Kur ndodhi kjo, ne i hapëm telefonin dhe pamë që kishte tri ditë që kishte rifilluar lidhjen me të. Kishin filluar të flisnin dhe ky kishte bërë një video kur kishte pirë fostoksinën e që ta bindte vajzën, ia kishte nisur e ajo qeshte. Tallej, e nxiste dhe i thoshte se nuk ishte nga ata burra ai që të vdiste.

 A keni një apel ju si nënë në lidhje me këtë ngjarje?

Dua të veprojë ligji. Dua drejtësi. Ajo vajzë është shkaktarja që ma nxiti djalin drejt vetëvrasjes. I thoshte në mesazhe “hë bëje ore, vdis, je burrë apo s’je”, por këto ishin të shpeshta. Ai i thoshte se jepte jetën për të dhe ajo i thoshte “po hë, jepe që ta shohim”… Prandaj shteti të marrë masa dhe të ma çojë shpirtin në vend. Ajo vajzë është autorja e vrasjes, sepse e nxiste në çdo mesazh që i dërgonte. Policia i ka të gjitha, video, SMS e mesazhe me zë që ajo i niste, ku e fyente dhe keqtrajtonte brutalisht djalin. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: eneo ferko
Pas

10 THËNIE nga Audrey Hepburn që çdo vajzë duhet t’i ketë parasysh

Para

Takimi Trump-Putin, presidenti amerikan: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tonë

Para
Takimi Trump-Putin, presidenti amerikan: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tonë

Takimi Trump-Putin, presidenti amerikan: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, përfundon në pranga 44-vjeçari shqiptar

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.