Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e sotëm me qytetarë dhe demokratë të Durrësit paralajmëroi Edi Ramën se opozita është në këmbë për të kryer revolucionin.
Berisha iu rikthye edhe njëherë zgjedhjeve të 14 majit, duke thënë se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte detyrim.
Në këto zgjedhje ai u shpreh se nuk kishin asnjë qindarkë nga shteti dhe garuan pa logo dhe pa emër. Tani, shprehet Berisha është koha për betejë dhe për fitore.
Sali Berisha: I kishim disa detyra për të kryer. Rendi i tyre mund të ishte ndryshe. Kaluam një proces, asnjë nuk e donte, por na u diktua ky proces. E kishte futur ne xhepa atë pazarexhiun tonë. Zgjedhjet nuk mund t’i braktisnim. Sepse ne brakstisëm zgjedhjet lokale dhe u bëmë faktor për rikthimin e monizmit në Shqipëri. Jemi parti e pluralizmit. Fushata është betejë në veten e vet. Në Durrës erdhën nga Dubai për të shkelur votën tuaj. I pamë në Shkodër dhe Elbasan. I pamë në Lushnje. Ne përjetuam një proces për të cilin nuk e falim kurrë Edi Ramën. Ne përjetuam një proces dhe u detyruam që të futemi pa emër në fushatë, pa logo në fushatë. Garuam me 61 kandidatë, pa asnjë qindarkë nga fondet publike. Garuam me 61 kandidatë duke mos patur asnjë numërues. Ky narkodiktator shpërndante zarfa me 50 mijë lekë për të blerë votat e pensionistëve. U detyruam të ndjekim procesin elektoral edhe pse nxori të burgosurit nga burgu. Nuk ka forcë në botë që na nënshtron në të drejtën tonë. Korrigjuam vendimin e tmerrshëm për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ky durim mori fund, zgjedhjet mbaruan. Ia pamë fytyrën, e pamë se si këtu krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Tani është koha e betejës, është koha e fitores. I them Edi Ramës çfarëdo që të bësh nuk do shpëtosh këtij revolucioni, kësaj kryengritjeje. Opozita është në këmbë. Rroftë Durrësi! Rroftë Partia Demokratike!
Discussion about this post