Në një video të postuar ditën e diel në Instagram, Alexis Sanchez ka dhënë mendimin e tij për shkarkimin e Jose Mourinho-s.
Sulmuesi kilian, i cili ditët e fundit është rikthyer të stërvitet me grupin pas një dëmtimi muskulor, nuk e ka fshehur lumturinë e tij për largimin e trajnerit portugez.
Në video, ai tregon qendrën stërvitore të United nga makina e tij, me në sfond kolonën zanore të filmit të mirënjohur Gladiatori.
Jo rastësisht, kënga e ka titullin “Now We Are Free” që në shqip përkthehet Tani Jemi Të Lirë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post