Që prej Luftës së Ftohtë qeveria ameriakne ka marrë një hap të ri. Ajo ka firmosur dislokimin më të madh ushtarak vetëm shtatë ditë para se Donald Trump të marrë vendin e tij zyrtarisht në Zyrën Ovale. Rreth 1.000 ushtarë të Shteteve të Bashkuara kanë arritur në Poloni këtë javë, shkruajnë mediat botërore.
Në total, brigada e tankeve amerikane që ka hyrë, si pjesë e një marrëveshjeje të NATO-s të nënshkruar në vitin 2014, përbëhet nga 4,000 personel shërbimi, 87 tanke.
Koloneli i ushtrise amerikane Christopher R Norrie tha se qëllimi kryesor i misionit tonë është bllokimi dhe parandalimi i kërcënimeve. “Hyrja e tyre është vetëm një shembull i vogël, por me kuptim i asaj që si ne jemi duke ndërtuar shpejt fuqinë luftarake këtu, tha ai. Po kështu edhe zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se vendimi amerikan është duke kërcënuar interesat e Rusisë dhe sigurinë e vendit tonë. Ai shtoi më tej se është një vend i tretë që është duke ndërtuar praninë e saj ushtarake në kufijtë tanë në Evropë dhe se ai nuk është as një vend evropian. (J.V/Shuplaka)