Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Pogradec, për shkak se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe më pas është konfliktuar me efektivët.
Njoftimi i policisë:
Policia arreston në flagrancë 1 shtetas, i cili kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- D.G., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Shërbimet e Njësisë Operacionale të Rendit pranë Dvp-Korçë, janë vendosur në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dyshohej se D.G., ishte konfliktuar me një shtetas tjetër në fshatin Buçimas dhe më pas ishte larguar me mjetin e tij tip “Volksëagen”.
Gjatë momentit të shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si edhe nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.