Dita e sotme është mjaft e veçantë për këngëtarin kosovar Blero Muharremi, pasi si sot para 7 vitesh ai është bërë baba për herë të parë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka uruar vogëlushen e tij Tarën për 7-vjetorin e lindjes.
Në këtë postim, Blero tregon edhe se lajmin për lindjen e Tarës, e ka marrë vesh nëpërmjet një telefonate nga ish-vjehrra e tij, mamaja e Teutës.
“Ne ket date para 7 viteve pranova nje thirrje ne telefon nga gjyshje jote tetja Edibe. Ishte lajmi ma i mir qe kam marr najher ne jete dhe ishe lindja jote e dashura ime Tara. Falenderoj Zotin per bekimin qe na dhuroj me ty. InshAllah i ben 107 vjet te shendosha dhe te lumtura. Babi te uron ma te mirat dhe ma te bukurat e jetes. Urime ditlindja ma e shtrejta ime TARA.”, tregon këngëtari.
Në një postim të dytë në instagram , Blero ka ndarë me fansat edhe çastet nga festa e ditëlindjes së të voglës Tarë, ku si e ftuar special ishte edhe këngëtarja Kida, që siç duket nga shkrimi, vajza e adhuron.
“Kida faleminderit shuuuuuuuume @orhidealatifii per befasin ne ditlindjen e Tares. ju plotsu endrra Tares”, shkruan Blero krahas videos, ku vogëlushja e tij shpërthen në lotë në momentin kur Kida i këndon “Happy birthday to you”. (D.D/shuplaka)