16:39 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tare e lidh “imunitetin” ndaj virusit me profesionin: Nuk besoj se ka njerëz më të shëndetshëm se futbollistët

18:34 | 18/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Igli Tare kërkon ndihmë nga Hysaj, me çdo kusht mbrojtësin e Çelsit

Në një lidhje në Skype nga Italia, për emisionin “Historia ime”, ishte ish futbollisti i kombëtares, Igli Tare. Ai u shpreh se prej 12 ditësh qëndron i izoluar në shtëpi, por po mundohet ta kalojë në një mënyrë sa më pozitive. Sipas tij është e rëndësishme të zbatohen me rigorozitet, rregullat e vendosura në këtë periudhë, ku infektimi është shumë i lartë.

Mirela Milori: Si po kalojnë këto ditë të karantinës në Itali? E sata ditë është për ty?

Igli Tare: Kjo është e 12-ta.

Mirela Milori: Si po kalojnë?

Igli Tare: Mundohemi ta kalojmë në mënyrë sa më pozitive sepse është e rëndësishme edhe kjo anë, duhet të jemi shumë pozitivë, por mbi të gjitha duhet të jemi shumë rigorozë në zbatimin e rregullave që janë dhënë. Është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë ku infektimi është shumë i lartë.

Mirela Milori: Si po e kalon Italia nga ana psikologjiek këtë moment?

Igli Tare: Është e ndarë në dy pjesë, sepse pjesa e veriut, e kalon me shumë ankth ndërsa pjesa e mesme dhe e jugut diçka më pak, por edhe këtu në Romë ditët e fundit ka patur rritje të të infektuarve, por edhe të atyre njerëzve që janë në terapi intensive. Ajo që është e rëndësishme është që duhet të mbyllemi dhe të jemi akoma për një periudhë kohe, derisa të na japin atë dritën jeshile, që të kemi mundësi për të lëvizur. Por duhet bërë pak durim, se është e vetmja mënyrë për ta kaluar.

Më tej, Tare shton se izolimi në shtëpi është i nevojshëm që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Igli Tare: Nuk besoj se ka njerëz më të shëndetshëm se futbollistët dhe sportistët, ta kuptojnë sa e rëndësishme është kjo, kur jemi mbyllur ne nëpër shtëpia dhe kemi gati dy javë që nuk dalim dhe e respektojmë në maksimum, nuk ka nevopjë për ta shpjeguar më tej. Sa më shumë njerëzit të dalin, aq më gjatë ka për të zgjatur koha dhe aq më të mëdha do jenë problemet. Sa më shpejt ta respektojnë këtë rregull, që kanë vendosur, aq më shpejt ka për të kaluar kjo situatë e rëndë dhe vështirë.

Etiketa: Igli Tare
Pas

“Kryeminister je shumë vonë”, gazetari e krahason Ramën me…

Para

Skenari i frikshëm i Mukës: Deri në 130 mijë persona mund të shtrohen në spital në Shqipëri, qeveria duhet t’iu shtrijë dorën të gjithëve

Para
Skenari i frikshëm i Mukës: Deri në 130 mijë persona mund të shtrohen në spital në Shqipëri, qeveria duhet t’iu shtrijë dorën të gjithëve

Skenari i frikshëm i Mukës: Deri në 130 mijë persona mund të shtrohen në spital në Shqipëri, qeveria duhet t’iu shtrijë dorën të gjithëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.