Edi Rama ka deklaruar se nuk i interesojnë deklaratat e burrave me kostum por është i shqetësuar për shqiptarët dhe problemet e tyre.
“Koalicioni nuk ka funkisonuar kështu dhe nuk funksion kështu. Flas nga eksperienca nga gjithë kjo kohë. Po të ishte për burrat me kostum që flasim dhe ç’nuk fasin çdo ditë, sa herë ju del apo sa herë që kërkojnë një një media. Unë nuk do isha këtu duke bërë këtë punë dhe nuk do kosumoja asnjë orë të jetës simë. Ja kam detyrë Zahos, Lindës të gjithë fëmijëve. Unë kam këtë detyrë dhe shqetësohen për të gjithë. Dhe për ata të që kërkojnë një jetë më të mirë, shëndet më të mirë, dhe ata që presin të shkojën në gjykatë të mos hanë një çekiç nga gjykatësit. Pra është për këta që unë duroj. Këtyre të tjerëve nuk do ju kushtoja asnjë sekondë të jetës time. Shqiptarët meritojmë shumë se çfarë shikojnë dhe çafrë mendojnë”, tha Rama.
Gazetarja Tare e pyeti : Dua të ezauroj pjesën e koalicianit?
Rama: Nuk kemi ca të ezaurojmë.
Tare: Në mbledhjen e kryesisë keni thënë që keni 71 manadate.
Rama: Këto janë të gjitha fjalë, interpretime, janë fjalë nuk kanë asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që jemi në prag të një kurorëzimi të një mandati që është një ndeshje vendimtare për të krijuuar kushtet që në këtë vend të kemi një ekonomoi që funksion për të gjithë. Duhet të fokusohemi te ekonomia të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë. PS është një forcë që ka udhëhequr këtë mandat dhe ka çarë një rrugë reformash, por edhe tja u siguroj shqiptarëve reformën në drejtësi. (J.V/Shuplaka)