Javën e ardhshme pritet të rinisë aplikimi i tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, pagesë që u pezullua pas protestës së dhunshme të banorëve të Kukësit.
Fax News raporton se nga burime konfidenciale thuhet se javën që vjen qeveria do të shpalosi një tarifë për banorët në Kukës.
Ndërkohë që në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.
Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë me 8 sportele, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.
Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje.
https://www.youtube.com/watch?v=F2aRdYDxFcQ&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)