Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në Facebook duke i bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimin e kryeministrit për shkelje penale me tarifën e Rrugës së Kombit
Vasili shkruan se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e qarte ‘si drita e diellit’. Ai citon nenin 155 të Kushtetutës duke thënë se Rama u ka vënë tarifë automjeteve që do të kalojnë në Rrugën e Kombit në mënyrë prapavepruese e kësisoj, sipas Vasili, në mënyrë antikushtetuese.
Vasili i bën apel Prokurorisë të mos burgosë njerëz të thjeshtë por të procedojë kryeministrin
“FINANCAT PUBLIKE
Neni 155
Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi
prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre
caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”
(E.L/Faxweb)