16:30 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tarifa në ”Rrugën e Kombit”, Ndreu: Pro kërkesës së kuksianëve, ku shkuan 230 milionë euro?!

09:53 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tarifa në ”Rrugën e Kombit”, Ndreu: Pro kërkesës së kuksianëve, ku shkuan 230 milionë euro?!

Deputeti Pjerin Ndreu ka folur në ‘’Fax News’’ në lidhje me qëndrimin e tij për tarifën e vendosur për kalimin në ‘’Rugën e Kombit”.

Ndreu u shpreh se ai dhe kolegë të tjerë socialistë janë pro uljes së tarifës për banorët vendas, ndërsa tha se mirëmbajtja e rrugës ka koston e saj. Po ashtu ai ka akuzuar dhe qeverisjen e shkuar, që sipas tij vodhën 230 milionë euro, duke e lënë rrugën në kushte skandaloze.

“Jam pro kërkesës së kuksianëve për uljen e tarifës,. Shumica e parave, 230 milionë euro, që janë paguar nga shqiptarët për ndërtimin e Rrugës nuk kanë shkuar atje. Të gjithë ata që e njohin mirë atë rrugë, nga Uzina e Bakrit deri në Morinë është një katastrofë, një kombinim rruge që as në Sierra Leone nuk e gjen.

Në Kosovë rruga është e mbrojtur nga kafshët që mund të bëhen burim aksidente, në Shqipëri nuk ka asnjë kusht të tillë, duke shkaktuar hera herës dhe aksidente. Rasti i rrëshqitjes së tokave në Rreps është një skandal. Vetë banorët e Kukësit duhet që të jenë të interesuar që ajo rrugë duhet të mbahet, pikësëpari sepse kjo rrugë iu shërben fillimisht atyre.

Mjeti nuk është gjithnjë mjet jetese, dhe kjo do të thotë se nuk preket e gjithë popullsia nga vendosja e tarifës”, u shpreh Ndreu.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko në lidhje me 11 kuksianët që qëndrojnë në burg Ndreu u shpeh: Nuk mund të ngatërrohen protestuesit e ligjshëm me protestuesit e dhunshëm. Qarqe politike kanë tentuar me disa element që të ç’rregullojnë situatën. Ata njerëz që kanë kryer akte të dhunshme duhet që të përgjigjen para ligjit. 1 mijë personat që ishin në protestë nuk i ka prekur njeri. Që në fillim të herës unë dhe kolegë të mi socialistë janë shprehur për uljen e tarifës, nëse unë shkoj katër herë në vit në Kukës si turist duhet që të paguaj.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: deputeti socialistpjerin ndreu
Pas

“Më shumë se 100 orë “dhimbje” në trupin tim”, këngëtari tregon pasionin për tatuazhet

Para

Sulmi në universitetin turk, autori: I vrava se ishin gylenistë

Para
Sulmi në universitetin turk, autori: I vrava se ishin gylenistë

Sulmi në universitetin turk, autori: I vrava se ishin gylenistë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.