03:49 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tarifa në ”Rrugën e Kombit”, reagon për herë të parë presidenti Meta: Qeveria dhe opozita duhet…

12:41 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tarifa në ”Rrugën e Kombit”, reagon për herë të parë presidenti Meta: Qeveria dhe opozita duhet…

Në një kohë që situata politike në vendin tonë është konfliktuale, Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për herë të parë në lidhje me aktualitetin politik në vend. Meta u shpreh se si qeveria ashtu edhe opozita duhet të gjejnë gjuhën e dialogut të përbashkët mes tyre.

‘’Jam përpjekur të jap mesazhet e duhura, ne nuk e kemi luksin që të gabojmë për shkak të të shkuarës që vendi ka pasur. Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëmenduar. Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit”, u shpreh Meta.

I pyetur nga gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta nëse tarifa në Rrugën e Kombit është e lartë, presidenti u shpreh: Opozita ka të gjitha hapësirat që të shfrytëzojë mundësitë e saj për të rritur kontrollin  parlamentar, ashtu si edhe mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për një dialog me qytetarët dhe grupet e interesit, në mënyrë që të evitohen tensionet e panevojshme, të cila nuk i shërbejnë as vendit, dhe as demokracisë.

Për mosbindjen civile, duke përfshirë mospagimin e taksave, Meta u shpreh: Ky vend qëndron në bazë të taksapaguesve, qeveria dhe opozita duhet që të rris transparencën.

Më herët Meta kërkoi një fuqizim të shoqërisë civile, në një kohë që sipas tij “jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi”. Ai foli në aktivitetin e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senator”.

“Për fat të keq dhe këto kohë jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance prandaj besoj se e gjithë shoqëria jonë ka nevojë për një fuqizim të shoqërisë civile, të mendimit të pavarur përtej ideve, ideologjive dhe interesave për pushtet të forcave politike. Vendi ynë ka nevojë për institucione të tilla të besueshme, të qëndrueshme dhe të respektueshme nga të gjithë”, tha Meta.

Ai dha dhe një porosi për të rinjtë që studiojnë jashtë vendit. “Të rinjtë mos ta shohin kthimin në Atdhe me skepticizëm se nuk i krijon mundësinë për tu integruar në tregun e punës, vendimmarrje dhe qeverisje. Kam besimin se themelimi i kësaj aleance është mesazh i duhur për rininë shqiptare. Ju duhet të jeni në krye të progresit dhe emancipimit shoqëror të vendit”, tha Meta.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Manjani ‘flakë për flakë’ me ambasadorin Lu: I dorëzove drejtësinë qeverisë, unë po ndjek debatin në Amerikë

Para

(Video) Voltana Ademi ia thotë në sy ambasadorit britanik: Saimir Tahiri, ish-ministër, i përfshirë në trafikun e drogës

Para
(Video) Voltana Ademi ia thotë në sy ambasadorit britanik: Saimir Tahiri, ish-ministër, i përfshirë në trafikun e drogës

(Video) Voltana Ademi ia thotë në sy ambasadorit britanik: Saimir Tahiri, ish-ministër, i përfshirë në trafikun e drogës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.