11:01 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tarifat doganore SHBA-BE, liderët të pakënaqur me Von der Leyen! Marrëveshja më e keqe në histori

15:06 | 30/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tarifat doganore SHBA-BE, liderët të pakënaqur me Von der Leyen! Marrëveshja më e keqe në histori

Ursula von der Leyen po shigjetohet si humbëse në negociatat tregtare për marrëveshjen me Donald Trump që u prezantua këtë fundjavë nga të dy liderët pas takimit në Skoci. Presidentja e Komisionit Evropian thotë Corriere ka dalë me një staturë më të zvogëluar politike nga kjo marrëveshjeje, dhe tani i duhet të sheshojë pakënaqësitë e disa vendeve të mëdha evropiane. Polonia, Spanja, Franca dhe së fundmi Gjermania që është parë si arkitekte e marrëveshjes kanë shprehur pakënaqësi ndaj marrëveshjes.

Von der leyen mbajti kontakte të ngushta me kompanitë dhe organizatat e mëdha tregtare evropiane: automobilistike, farmaceutike, bujqësore e kështu me radhë, dhe në fund veproi sipas thirrjes unanime që vinte nga komuniteti i biznesit: mjaft, le t’u japim atyre atë që duan, nuk mund të fillojmë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidentja e Federatës Gjermane të Automobilave, Hildegard Müller, deklaroi se “tarifat prej 15% do t’u kushtojnë prodhuesve të automjeteve miliarda”. Dakord, por të njëjtët “prodhues automjetesh” kanë qenë mallkimi i Berlinit dhe Brukselit: nxitoni, le të gjejmë një kompromis me Uashingtonin.

Për më tepër, sektori i automobilave është i vetmi që e ka kufizuar dëmin: tarifa do të shkojë nga 27.5% në 15%. Politikanët dhe udhëheqësit e biznesit shfaqën oportunizëm në këtë rast, mbi të gjitha kancelaria gjermane që e ka shtyrë von der leyen për dialog me Trump.

Strategjia rezultoi një dështim. Disa brenda Komisionit po reflektojnë mbi mundësinë e veprimit ndryshe në prillin e kaluar. Ideja është të mos vendoseshin kundër tarifa, por duke penalizuar, në vend që të përjashtojnë, gjigantët dixhitalë amerikanë, nga Google te Meta apo sektorin financiar amerikan, i cili korr fitime në Evropë.

Për këtë Von Der Leyen nuk u përpoq dhe plani eci gjithnjë e më tej në rrugë të gabuar duke gjetur veten në fund të korrikut, në një pozicion shumë të vështirë negociues. Për momentin, ajo mbetet e pakërcënuar ne pozitën e saj pasi sipas të përditshmes italiane Corriere, Merz, Macron, Meloni dhe të tjerët, nuk duan t’i shtojnë një krizë institucionale traumës së shkaktuar nga ndoshta marrëveshja më e keqe në historinë e Bashkimit Evropian.

Pas

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare në shtator

Para

Trump do të vendosë tarifë prej 25% për eksportet indiane, vendimi hyn në fuqi në 1 gusht

Para
Trump do të vendosë tarifë prej 25% për eksportet indiane, vendimi hyn në fuqi në 1 gusht

Trump do të vendosë tarifë prej 25% për eksportet indiane, vendimi hyn në fuqi në 1 gusht

 



Të Fundit

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës (Emrat)

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.