Avoktia Brikena Kasmi, e ftuar në Fax News për të diskutuar mbi rishqyrtimin e ligjit mbi tarifat gjygjsore deklaroi se qytetari do të hezitojë të paraqesë padi në gjykatë. . Për sa i përket pagave të gjyqtarëve ajo u shpreh se është dakord të ngrihen por jo në kurriz të qytetarëve
“Problemi që dua të parashtroj është se ky lloj projektligji do të prodhojë një ftohtësi, pra pala që shkon në gjykatë ka mendim subjektiv. Paraprikisht letrat që ti ke duhet ti shikojë një gjyqtarë, t’ia parashtrosh atij dhe të të thuhet së ke kaq shance ose jo për çeshtjen. Por nëse vendoset një tarifë qytetari do të hezitojë të paraqesë padi në Gjykatë.
Sistemi drejtësisë është publik dhe privat. Sitemi privat ka favorizimet e veta, vepron më shpejt, sepse paguan shumë para për të shqyrtuar çështjen që depoziton. Për këtë arsye kemi drejtësinë publikë që është për shtresat mesatare dhe nënmesatarë, por nësë rriten tarifat e gjyqsorit në këtë moment çdo qytetar do të hezitonte, sepse mendimi i tij është nuk po shkoj se mund të humbas dhe këto para që kam. Gjykata është publike dhe është në shërbim të qytetarit.
Institucionet që duhet të shqyrtojnë çështjen ësht se pari shoqëria civile e cila duhet të vihet në lëvizje. Pak vite më parë ne rritëm këtë kërkespadi për shkak të fluksit që kemi pasur, i rritëm nga 3000 mij lek në 12000 mij lekë të cilat i shfuqiazuam brënda 3 muajsh. Menjëherë patëm anskesa nga shoqëria civile, pikërisht këto që u ankuan në atë kohë, sot janë të njëjtit persona që po rrisin këto tarifa.
Këto tarifa rriten se shkak është rritja e profesionalizmit, pagat e gjygjsorit, shpenzimet që kërkon gjykata, ulja e fluksit të kërkes padive, për këtë të fundit nuk jam dakord sepse asnjë qytetar nuk paraqitet kot në gjykatë”. u shpreh ajo.(M.Q/Faxweb)