13:16 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Tarifat e suksesit që kemi paguar ndër vite

22:48 | 28/12/2016
në Te Gjitha
0
Demagogjitë nuk votohen!

Nga Klodian Tomorri

Kur Shqipëria privatizoi shpërndarjen te CEZ në 2009-ën konsulenti ishte IFC. Për këtë shërbim qytetarët e varfër shqiptarë i paguan IFC-së 2.5 milionë euro si tarifë suksesi. Vazhdimin e dinë të gjithe. Ai privatizim përveçse shthuri sistemin energjetik desh shkallmoi ekonominë kombëtare duke ju ngarkuar qytetarëve një dëm të paktën 1 miliardë dollarë në kurriz.

Kur Shqipëria privatizoi 4 hidrocentralet publike; Ulzën, Shkopetin dhe 2 Bistricat konsulenti ishte prapë IFC. Sërish taksapaguesit e varfër shqiptare paguan për ekspertizën e IFC-së një tarifë suksesi. Kjo për meritën e madhe të shkëputjes nga sistemi publik të katër prej hidrocentraleve më fitimprurëse. Në një mënyrë gati kriminale.

Dy vjet më parë KESH kishte marrë mbi 50 milionë dollarë kredi për riparimin e dy prej këtyre hidrocentraleve. Në mos gaboj pikërisht nga Banka Botërore. Kredite i mbeten qytetarëve, asetet i mori privati. Privatizim fitimesh dhe rrasje humbjesh tek qytetaret.

Në po ato kohë, u privatizua ARMO. Konsulenti ishte Patton Bogs dhe u pagua 3.5 milionë euro për tarifë suksesi. ARMO është sot një nga gropat më të mëdha të ekonomisë.

Sot u publikua kontrata koncesionare e rrugës Durrës-Kukës. Konsulenti është prapë IFC. Këtë herë qytetarët, dmth ne, do i paguajmë burokratëve ekspertë të IFC-së 1.6 milionë dollarë si tarifë suksesi.

Ah se harrova. Këtë herë kanë bërë një vepër arti. Kanë shpikur një formulë të paparë indeksimi për taksën e kalimit në rrugë: Ri=R0+I. 
-Ku Ri ishte taksa në vitin korrent; 
-R0 taksa në vitin bazë;
-Ndërsa I është një tregues i ponderuar i inflacionit në BE me atë në Shqipëri.

Një miku im dikur më ka thënë se eksperti që ka luftuar me fort brenda Bankës Botërore për vendosjen e taksës në rrugën e Kombit ishte serb. Nuk munda ta verifikoj në mënyrë të pavarur si informacion. Por kjo pak rëndësi ka.

Ta gëzojmë dhuratën e Vitit të Ri!

Etiketa: klodian tomorrirruga e kombit
Pas

Shqetësimi i banorëve në Fushë Krujë: Fabrika e çimentos po na copëton mushkritë

Para

Moti i keq, bllokohen lundrimet nga porti Barit drejt Durrësit

Para
Moti i keq, bllokohen lundrimet nga porti Barit drejt Durrësit

Moti i keq, bllokohen lundrimet nga porti Barit drejt Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.