“Qëndroni të fortë”, u tha Donald Trump amerikanëve sot pas hyrjes në fuqi të tarifave shtesë prej 10% që ai vendosi për pjesën më të madhe të importeve në SHBA. Presidenti amerikan pranon se nuk do të jetë një periudhë e lehtë, përballë rreziqeve inflacioniste.
Tarifat 10% janë një goditje për tregtinë globale.
“Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë”, shkroi Tarump në platformën Truth Social, duke u thënë bashkëatdhetarëve të tij: “Mbahuni fort, kjo nuk do të jetë e lehtë”. Duke premtuar se megjithatë, rezultati përfundimtar do të jetë historik.

Tarifat e reja të Trump kanë sjellë “shok” për ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë u humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të Doë Jones. Në fakt, dje presidenti i Bankës Federale të SHBA-së, Jerome Poëell bëri një parashikim të trishtë lidhur me perspektivën e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.
Tarifat të cilat tanimë kanë hyrë në fuqi, përjashtojnë disa produkte – të tilla si nafta, gazi natyror, ari, bakri, argjendi, lëndë druri ndërtimi, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet që nuk ndodhen në SHBA. Tarifat nuk prekin gjithashtu makineritë e çelikut, aluminit dhe ato të importuara, të cila tashmë i nënshtrohen tarifave 25%.
Fatura do të jetë edhe më e rëndë nga 9 prilli për vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA se sa importojnë prej saj. Tarifat për importet nga Kina do të arrijnë në 54%, për ato nga BE 20%, për Vietnamin 46% dhe për Japoninë 24%.
Sipas dokumentit zyrtar të paraqitur nga qeveria amerikane dje, tarifat e reja kanë prekur rreth 80 shtete dhe rajone, duke përfshirë 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Edhe Kanadaja e Meksika po paguajnë një çmim nga lufta tregtare që presidenti i SHBA ka zhvilluar që kur filloi mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.