Kuvendi ka depozituar në Porkuorinë e Posaçme shkresën e dorëheqjes së socialistit Alqi Bllako nga mandati i deputetit.
Shkresa është depozituar, pasi SPAK më herët kërkoi nga Kuvendi që të ndërmerreshin procedura për heqjen e mandatit të deputetit të Alqi Bllako në mënyrë që ky i fundit të arrestohej dhe të hetohej në lidhje me shkelje të bëra në çështjen e inceneratorit të Fierit.
Tashmë është rradha e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të bërë lëvizjen e mëtesjshme për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako i cili akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve shtetërorë dhe për shkelje në kontratat e koncesionarëve për inceneratorët.