Ditën e djeshme 6 shtetas turq u arrestuan në Kosovë dhe më pas u deportuan në Turqi ku etiketohen si gylenist dhe pritet të përballen me ndëshkime.
Ata janë dërguar në Drejtorinë Anti-terror në Stamboll. Sipas agjencisë të lajmeve DHA, të dyshuarit u sollëën në Drejtorinë kundër Terrorizmit në rrugën “Vatan Caddesi” në Stamboll.
Ndaj të arrestuarve Kahraman Demirez, Yusuf Karabina, Cihan Ozkan, Osman Karakaya, Hasan Huseyin Gunakan dhe Mustafa Erdem po vazhdojnë procedurat e intervistimit.
Ndërkohë që sipas mediave në Kosovë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pritet të shkarkojë ministrin e Brendshëm por edhe shefin e AKI-së. Haradinaj tha se nuk ishte informuar për këtë operacion dhe si kreu i qeverisë do të marrë vendimet e duhura. Por edhe presidenti Thaçi deklaroi mbrëmë se ai u informua pas operacionit. (B.H/Faxweb)