Zëvëndëskryeministrja Ledina Mandija ka njoftuar se qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në portalin pranë kryeministrisë përsa i përket procesit të nesërm zgjedhor.
“Jemi të vendosur për të respektuar ligjin. Portali për denoncime është i aksesueshëm në faqen e Kryeminsitrisë. Qytetarët të denoncojnë në “Taks Forca për zgjedhjet 2017”. Për denoncimet ruhet anonimati.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Zyra e zëvendëskryeministres, njofton publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017, e aksesueshme në faqen zyrtare te Kryeministrisë me qëllim referimin e rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë procesit te numërimit.
Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.
Zëvendëskryeministrja siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017. (J.V/Shuplaka)