12:40 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Tatimet: 10 pagesat që mbahet tatimi në burim në nivelin 15%

09:18 | 16/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tatimet: 10 pagesat që mbahet tatimi në burim në nivelin 15%

Tatimi mbi të Ardhurat Personale, në të shumtën e rasteve, paguhet në momentin që kryhen pagesat duke u cilësuar si tatimi në burim.

Tatimet sqarojnë se janë rreth 10 pagesa për të cilat TAP vilet në momentin që bëhet pagesa. Kështu çdo punëdhënës, që paguan për punëmarrësin një pagë a shpërblim, mban Tatimin mbi të Ardhurat Personale, dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

Personat rezidentë në Shqipëri, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15% nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë.

Konkretisht:

1-Dividendët;

2-Ndarjet e fitimit;

3-Interesat;

4-Pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;

5-Pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;

6-Pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;

7-Pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;

8-Pagesat për qiratë;

9-Pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, për shfaqjet e tyre;

10-Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

Paguesi i shumave është i detyruar të mbajë regjistrime për llogaritjen dhe mbajtjen e tatimit në burim për çdo përfitues të ardhurash dhe t’i vërë ato në dispozicion të organeve tatimore dhe të personit përfitues të të ardhurave, për të cilin është bërë pagesa.

Personi rezident i regjistruar për qëllime tatimore, i cili kryen pagesat e parashikuara në nenin 33 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar”, deklaron dhe paguan tatimin e mbajtur në burim, në masën 15% të shumave bruto të pagesave, deri në datën 20 të muajit që pason muajin e pagesës.

Përjashtim nga ky rregull bën deklarimi dhe pagesa e tatimit në burim për dividendët, si dhe për faturat e palikuiduara për shpenzimet për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, të faturuara nga persona të tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, brenda periudhës tatimore nga tatimpaguesi.

Për dividendët, deklarimi dhe pagesa e tatimit të mbajtur në burim bëhet brenda datës 20 gusht të çdo viti, pavarësisht nga koha kur do të kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit.

Për faturat e palikuiduara për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, deklarimi dhe pagesa e tatimit të mbajtur duhet të bëhet brenda datës 20 dhjetor të periudhës tatimore, pavarësisht nga koha kur do të kryhet likuidimi i tyre.

Tatimi në burim nuk mbahet për këto pagesa

Personat rezidentë shqiptarë, të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ose personat e regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël. Dividendët dhe shpërndarjet e tjera të fitimit për pjesëmarrjet që përjashtohen me ligj nga tatimi mbi fitimin të ligjit;

Pagesat e bëra personave jorezidentë për shërbimet për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave./Monitor

 

 

Etiketa: 10 pagesatTatimet
Pas

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vogëlushen (FOTO)

Para

Ndahet nga jeta akademiku Ylli Popa, 12 vite i kaloi si mjek i Enver Hoxhës

Para
Ndahet nga jeta akademiku Ylli Popa, 12 vite i kaloi si mjek i Enver Hoxhës

Ndahet nga jeta akademiku Ylli Popa, 12 vite i kaloi si mjek i Enver Hoxhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Noka: GPS në zarfet e votimit, Balla replikon: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?

Dashnor Sula thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD! Mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë

Sula thirrje Berishës nga Kuvendi: Mos bëj si në 2013 që ia le partinë Benjaminit tënd dhe i shkatërrove karrierën Olldashit! Humbëm se fute ‘galloshët’ në listën e mbyllur!

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Akuzat e PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, nis verifikimi për 233 kuti të tjera!

Zjarret masive në pyje, vazhdojnë evakuimet në Kanada

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia tregon planin e masave! 2000 forca në terren dhe bllokime rrugësh, kamera inteligjente e kontrolle në kufi

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës

Dështon për herë të 27 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.