08:29 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni llogaritë bankare

14:29 | 03/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni llogaritë bankare

Administrata Tatimore njoftoi se është gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të tatim fitimit dhe tatim fitimit të thjeshtuar. Tatimet njoftuan se bizneset duhet të kenë kujdes dhe të saktësojnë të dhënat e llogarive bankare në e-Filing deri në datën 10 dhjetor.

✅ Llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek
✅ Llogaria bankare duhet të jetë aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.

Kthimi i kësteve po bëhet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.
Gjykata Kushtetuese vendosi në mënyrë unanime pranimin e çështjes që është brenda juridiksionit të saj dhe rrëzoi diskriminimin e profesionistëve të lirë, duke u bazuar tek argumentet që paraqitën palët paditëse.

 

 

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte që zbatimi do të niste për profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 dhe për bizneset e tjera në vitin 2029.

Nga ky ligj do të prekeshin rreth 29 mijë profesionistë të lirë. Një pjesë e tyre parapaguan këstet e tatimit 15%, të cilat u përllogaritën në bazë të fitimeve të vitit 2023, duke shkaktuar dhe debate të shumta, pasi qeveria nuk njohu shpenzimet e zbritshme prej 30%. Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore rishikoi më 28 maj me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara që më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezultoi se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, u zbritën shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë. Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill mbeti i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë ishte 30% më i ulët.
Qeveria parashikonte që të arkëtonte 75 milionë euro nga 29 mijë profesionistët në vitin e parë të zbatimit të ligjit, bazuar në fitimet e deklaruara prej tyre në 2023-n.

Një pjesë e madhe e tyre nuk i kishin paguar ende këstet, sepse po prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ata që i kanë paguar, tashmë do t’u kthehen mbrapsht shumat e paguara brenda muajit dhjetor. Llogaritet që nga tatimi i parapaguar janë arkëtuar rreth 5 mln euro. /Monitor

Pas

Vodhi në katër lokale në Durrës, arrestohet një person

Para

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt! Spiropali: Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj!

Para
Berisha kërkon një minutë heshtje në nder të Sami Repishti, e gjithë salla në këmbë, nderon figurën e profesorit

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt! Spiropali: Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Kufizimi i çmimeve, hotelet evropiane nisin padi kundër platformës online Booking

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.