Me mbylljen e muajit Maj, pagesat për kontributet e sigurimeve shoqërore nga bizneset për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit do të kryhen mbi bazën e pagës minimale të rritur. Drejtoria e Përgithshme e Tatimeve sqaron se këto pagesa do të bëhen mbi bazën bruto të pagës minimale që do jetë 24.000 lekë dhe asaj maksimale që do jetë 105.850 lekë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka urdhëruar të gjitha degët rajonale të pranojnë pagesat e kontributeve shoqërore të muajit maj duke i llogaritur me pagën e re minimale.”, përcjell “OraNews”. Skema e re pritet që të ketë efekt si për punëmarrësit ashtu dhe për punëdhënësit, ndërsa urdhëri do të jetë i zbatueshëm dhe për familjarët e personave që kanë aktivitet të tyre.
Për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për punëdhënësit është 13.8% të shumës bruto të listëpagesave dhe për personin e punësuar 9.5% të pagesë së tij totale.
EFEKTET E PAGËS MINIMALE
ISHTE BËHET
22 000 Lekë 24 000 lekë paga minimale
97 030 lekë 105 850 lekë paga maksimale
Punëdhënsi paguan 13.8% të kontributeve
Punëmarrësi paguan 9.5% të kontributeve
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post