10:34 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tatimi për të dy-punësuarit, eksperti i ekonomisë kritikon qeverinë: Po qëndrojnë vetëm konsumatorët

17:54 | 21/11/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tatimi për të dy-punësuarit, eksperti i ekonomisë kritikon qeverinë: Po qëndrojnë vetëm konsumatorët

Ndryshimi i propozuar në ligjin “Për tatimin mbi të Ardhurat Personale”, për të tatuar individët e dy punësuar apo tre punësuar për totalin e të ardhurave, që marrin nga të gjitha punët, ka nxitur reagime të shumta në vend edhe në rang eskpertësh.

Drejtoresha e Tatimeve ka sqaruar që, në rast se për shkak të ushtrimit të më shumë se një pune, kur vlera e të ardhurave arrin në mbi 140 mijë lekë, qytetari do të paguajë 23% tatim mbi të ardhurat, dhe jo më nga 13%.

Kastriot Sulka ekspert i ekonomisë ka folur për Fax News me gazetaren Mirilda Tili për tatimin e pagave të dyta si dhe rregullimin e tregut të punës.

Sulka tha se ka defekte në ekonominë shqiptare për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa zgjidhjen e situatës aktuale e sheh përmes rregullimit të tregut të punës. Ai foli edhe për largimin e krahut të punës nga vendi dhe qëndrimi në Shqipëri vetëm i konsumatorëve, duke argumentuar se ky proces ndikon drejtpërsëdrejti në ekonominë e vendit.

“Pensionistët nuk e marrin dot bonusin, njerëzit nuk janë të afeksuar me shifrat se sa vende pune do të hapen. Numri i popullsisë po shkon në një tkurrje të jashtëzakonshme kjo për shkak edhe të lindshmërisë por edhe të emigrimit. Ata që po largohen i kanë lënë një gjurmë jashtëzakonisht të keqe ekonomisë shqiptare dhe kjo ka afekt të menjëhershme, e thënë ndryshe ikën ai që punon dhe mbetet ai që konsumon, pra pensionistët.

Për pasojë mund të rritet mosha e daljes në pension, që me kalimin e kohës edhe ata po largohen, nuk kemi kontribues dhe mbeten në një masë akoma më të madhe të atyre që konsumojnë. Këtu besohet se ka ngelur mosha më pak aktive për krah punë, ndërsa një pjesë tjetër e mbetur është e atyre që e shikojnë perëndimin si të prekshëm sapo të hapet një portë.

Gjërat janë të pastudiuara, është pranuar që kemi një problem por nuk është hartuar një plan për zgjidhjen e tij. Edhe po ta bësh rrogën minimale 300 mijë lekë, nuk mund të kapësh sot standartin e Gjermanisë. Ka rrezik që edhe ai që nuk e ka pasur në mendje do të shtohet oreksi i Kosovës për të shkuar dhe punuar atje për shkak të taksave të ulta mbi fitimin por edhe kushtet e punës apo pagat. Në disa shtete të Europës po hiqen fare ose po përgjysmohen tatimet mbi të ardhurat, sepse ata duan që rininë ta mbajnë në vendin e tyre. Ndërsa ne, gjënë e parë që bëjmë fillojmë ti marrim një të ardhur edhe atij që ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, i shkojmë pas dhe e tatojmë, diçka e cila as I shërben fare buxhetit të shtetit”, tha Sulka.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Kastriot SulkaTATIM PER TE DY-PUNESUARIT
Pas

Klima e tensionuar për Gjykatën Kushtetuese, zbulohet takimi i rradhës i Metës në Presidencë

Para

Borchardt prezanton raportin e punës së tij, ja si shprehet Zyra e OSBE-së në Vjenë

Para
Borchardt prezanton raportin e punës së tij, ja si shprehet Zyra e OSBE-së në Vjenë

Borchardt prezanton raportin e punës së tij, ja si shprehet Zyra e OSBE-së në Vjenë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.