Kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla duke cituar media amerikane thotë se ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka marrë në 2013 ryshfet gjysmën e 250 milionë dollarëve nga një kontratë e lidhur mes një kompanie amerikane dhe shtetit shqiptarë.
Ai thotë se provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013 dhe po bëjnë gjiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin e vendit.
POSTIMI I PLOTË:
Televizioni amerikan “Bloomberg”, rrjeti më i madh i financave në botë dhe më pas media të tjera amerikane, konfirmuan një skandal të madh korrupsioni, të cilin ne e kemi denoncuar prej ditës së parë.
Investigimi i Bloomberg ka zbardhur edhe skemën e rushfetit.
OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare. Vlera e aksioneve me vlerë 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë. Sipas punonjësve të OSI Systems të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane, iu kalua në formë ryshfeti ish-kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2013 Sali Berisha dhe të afërmëve të tij
Provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit.
Pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj. (B.H/Faxweb)