Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur sot në Kuvend pretendimet se Astrit Patozi mund të jetë futur në lojë nga Sali Berisha, pas dështimit sipas tij të Lulzim Bashës.
‘’Qesharake duket kjo historia që nënkryetari i PD astrit Patozi sulmon partikracinë.
Ku e dimë ne që nuk është lojë e Berishës kjo, dështoi Luli dhe ka futur Astritin tani”, u shpreh Balla.
Ndërkohë që më tej Balla foli dhe për zgjedhjet e parashikuara të mbahen në 30 Qershor, që sipas tij do të plotësojnë të gjitha standardet.
“Duhet të ketë një diskutim të hapur me gjithë aktorët, nuk kishim asnjë kusht me paraardhësit tuaj. Për ne e rendësishme është që të kemi zgjedhje demokratike dhe me standard”, u shpreh Balla.
‘’Unë jam i sigurt që zgjedhjet e 30 qershorit do jene të mira dhe demokratike, kemi rënë dakort për të ashpërsuar dënimet ne lidhje me shitblerjen e votës.
Partia nga listat e së cilës vini( lsi) ka damkën me të zeze për shitblerjen e votes ne 28 vjet. Kush hakrret nëpër rrugë ta dije që nuk kamë budallenj që të dëmtojë zgjedhjet dhe të bëjë burg për Bërishën, sepse denohen me burgim nga 6 muaj deri ne 5 vjet ose deri ne 8 vite”, tha më tej Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post