Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur dhe foton që i publikoi dje kryedemokratit Lulzim Basha, sipas tij me një nga vëllezërit e të shpallurve në kërkim për miliona eurot në Durrës.
Balla i ngre tre pyetje Bashës lidhur me personat e shpallur në kërkim duke thënë se ata kanë qenë dhe financues të PD-së. Balla dhe Basha do të përballen mes tyre në 10 korrik.
Reagimi i Ballës:
Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit!
Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.
Në respekt të ligjit kjo provë do të depozitohet në organet e drejtësisë.
Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun:
A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?
A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?
A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?
Përpjekja e sotme e PD që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën!
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post