Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur flakë për flakë ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me marrëdhëniet me persona të dyshuar për trafik droge.
Balla ka postuar disa foto të Bashës, dhe i shkruan Berishës që ti tërheq vëmendjen ‘’djalit” pasi del në foto me persona të arrestuar për drogë.
‘’Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës”, shkruan Balla.
Dy ditët e fundit Berisha ka postuar jë sërë denoncimesh të lidhjeve të Ballës për një të dënuar me drogë si Maksim Beço. Ndërsa vetë Balla i ka mohuar këto akuza.
(E.K/FAXWEB.AL)