Deputeti i Partisë Demokratike Taulant Balla, ka një përgjigje për protestën e opozitës dhe kërkesat e saj për krijimin e qeverisë teknike.
Këtë kërkesë, Balla e cilëson si qesharake dhe sqaron edhe arsyen përse.
“Ne hymë në fazën më të rëndësishme të procesit bazë të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka vendosur populli nuk mund ta rrëzojë opozita apo pakica. Ajo që më shqetëson mua është java e ardhshme parlamentare. Javën e ardhshme ngrihen dy komisione parlamentare që kanë një rol të rëndësishëm për vettingun, për të cilat ne ramë dakord që përfaqësimi të jetë i barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, por nuk janë funksionale nëse PD i bojkoton.
Bojkoti i opozitës nuk ka të bëjë fare me kërkesën qesharake që e quajnë këta qeveri teknike, por ata nuk lejohen nga lidershipi i PD të vinë në Parlament.
Opozita bojkotoi Kuvendin 1 javë para vettingut. A kanë votuar këta zotërinjtë para 8 muajsh në Parlament që do ngrejmë ne komisionin. Pse këta kur mund të na kishin bllokuar në tetor, në nëntor, por zgjedhin pikërisht ta bëjnë katër muaj para zgjedhjeve?!
Këta nuk dinë ça kërkojnë! Ça kërkojnë në mëngjes, harrojnë ta kërkojnë në drekë dhe e kërkojnë në darkë. Qytetari do vendosë më 18 qershor. Do bëjë listën dhe do pyesë: Si ke qeverisur ti, po ti si do na qeverisësh dhe do thotë, ti do vazhdosh të qeverisësh, ti vazhdo protestën.
Pse duhet të ketë një qeveri teknike? Pse u dashka që 100 deputetë të PS-së, LSI-së… të mos vazhdojnë qeverisjen e katër muajve dhe katër viteve të tjera me këtë përbërje?! Sepse jam i bindur që do vazhdojmë edhe katër vitet e tjera. Këta që janë 40 e ca, duan që këta të jenë pjesë e qeverisjes! Qeveri teknokratësh ndryshojnë nga qeveria teknike. Këta thonë që ne me këtë mazhorancë i kemi të humbura zgjedhjet dhe hajde tani të shpikim një qeveri tjetër, që s’ka përgjegjshmëri politike.”, tha Balla. (D.D/Shuplaka)