Nënkryetari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar së fundmi lidhur me protestën e 18 shkurtit të opozitës, e cila ka hyrë në ditën e tretë të saj.
Ai shprehet se Basha dhe Berisha nuk merren seriozisht. Çadra e ngritur prej tyre i ngjan një birrarie ku hahen pica. Sipas tij bëhet fjalë protestën e një klani brenda PD-së, bojkoti i së cilës do të sjellë bllokim të punës së komisioneve.
Balla thekson se ky është qëllimi i opozitës, të bllokojë punimet për Vettingu-n.
“Çadra e pd ngjan me një birrarie. Basha dhe Berisha nuk merren seriozisht. U mblodhën për zgjedhjet, tani duan qeveri imagjinare. Bëhet fjalë për një protestë të një klani brenda PD-së. Protesta po bëhet për të bllokuar Kuvendin, tregon se është kundër zbatimit të Vettingu-t.
Bojkoti i Partisë Demokratike sjell bllokimin e komisioneve. Pa Vetting dhe reformë në drejtësi nuk ka integrim për vendin. Jam i bindur se PS do rikonfirmohet si forcë e parë.”, u shpreh ndër të tjera ai. (XH.A/SHUPLAKA)