Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në seancën e sotme në Kuvend ka hedhur akuza për deputetët e PD-së, që sipas tij nuk kanë shkuar sot për të votuar kundër lojërave të fatit.
Mes të tjerave Balla u shpreh se sot të gjithë duhet ta pranojnë që Edi Rama meriton respektin e të gjitha grave shqiptare.
“Edi Rama meriton të gjithë respektin e të gjitha nënave, grave dhe motrave”, u shpreh Balla.
Balla ka akuzuar qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, që sipas tij, lejoi pikat e basteve të lulëzonin në mes të Tiranës.
“Qeverisja në atë kohë lejonte lulëzimin e pikave të basteve në mes të Tiranës. Kryeministri m’u betua se do të ma bëntë fytyrën si këpuca pasi denoncova se familjarët e tij kishin lidhje me ato biznese të pista.
PD sot humbi një shans për t’u ndarë nga politika e çështjeve kuturu dhe për të ardhur për të dhënë një votë për njërëzit”, u shpreh Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post