Pas publikimit të një fotoje nga ish-kryeministri Berisha, ku shprehej se efektivja e policisë nuk i kishte prerë gishtat, por ishte një mashtrim, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
Teksa publikon një foto të efektives që sipas tij ka humbur gishtat nga sulmi me kapsolla, shkruan:
“Çmenduria nuk ka brirë! Por ky sulm i turpshëm i një ish-kryeministri ndaj një vajze të re është pak ta quash çmenduri.
Sali Berisha! Kjo vajzë e re, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka moshën e mbesës tënde. Të të vijë turp që more guximin të shkruash këtë palaçollëk ndaj saj.
Fshije urgjent këtë postim dhe kërkoji falje vajzës. Mjaftohu me baltën dhe shpifjet që bën ndaj nesh cdo ditë. Por mos guxo të fyesh vajzën e një familje të thjeshtë shqiptare, e cila kryen me ndershmëri detyrën si punonjëse e Policisë së Shtetit.
Turp!”
Ja çfarë shkruante më herët Berisha:
“Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!
Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.
Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!
ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post