Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë në mbrojtej Rudina Hajdarin e cila nuk pranoi të dorëzonte mandatin. Në një intervistë për ABC Neës Balla theksoi se deputetja Hajdari doli përtej inetresave të të momentit të kryedemokratit Basha dhe kryetares së LSI-së. Sipas Ballës falët e saj ishin inspiruese.
“Unë nuk kam asnjë dyshim që gjithë ajo çka tha Hajdari ekziston. Jemi në një situatë ku të gjithë e kuptojmë se ka filluar një proces zëvendësimi i mandateve të opozitës. Me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend të mërkurën bëhen 9 apo 10 deputetë të opozitë dhe jo një grup por mund të këtë dy grupe të deputetëve të opozitës në Kuvend dhe besoj se do kemi një dialog me ta. Janë të shumta ata që do të dalin përtej interesave të momentit të lidershipit të PD dhe LSI. Fjalët e zonjës Hajdari janë inspiruese”.
Balla më tej ka treguar se ka pasur një komunikim me një ish-deputet demokrat. Sipas Ballës ish-deputei I PD-së ka treguar se në partinë e tij presin që tu jepet pushteti në tavolinë.
“Pa ia thanë emri por një ish-deputet me profil të lartë politik para dy ditësh më tha me të drejtë se në partinë time presin që tu jepet pushteti në tavolinë. Kur e thotë një ish-deputet me profil të lartë politik në PD është për të ardhur keq”.