Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Kuvend ka folur dhe për punën e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, duke thënë se çdo baltë që do të hidhet mbi luftën çlirimtare nuk do të tolerohet.
“Për ne lufta antifashiste është moment historik sepse e renditi Shqipërinë ne vendet fituese, çdo lloj balte që hidhet mbi luftën, nuk do të tolerohet. Padyshim që ka plot shpirtra të trazuar kur shpallen si kriminelë lufte komanda e kësaj lufte.
Rezoluta që miratojmë sot të jetë pikenisje për qëndrimin ndaj këtij i instituti. PS kurrë nuk bën politikë me komunizmin, mjaft më me historinë që ka qenë Berisha i persekutuar nga komunizmi se ai bënte pushimet në varken e Enverit”, është shprehur Balla.
Ndëkohë kreu i grupit parlamentar në PS ka sulmuar dhe presidentin e vendit Ilir Meta.
“Më vjen keq qe ka politikanë në një vend që rreken për të dëmtuar aspiratat e Shqipërisë. Më vjen keq që Meta e rendit veten krah atyre që thone qe reforma nuk ka ecur si duhet. Sipas Presidentit nuk qenka funksional parlamenti. Po pse, sepse nuk është Monika por ështe Ralfi? Le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur të punojmë për Shqipërinë Europiane, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen”, tha më tej Balla.
(E.K/Faxweb.al)