Duket se kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, nuk i mbarojnë fotot e ‘’rastësishme’’ me persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, apo të arretsuar.
Rasti më i fundit është fotoja që publikon më poshtë Faxweb.al në të cilën Balla shihet krah Medi Hana, i cili është arrestuar jo më larg se paraditen e sotme për korrupsion në qytetin e Elbasanit.
Ai punonte si sekser mes studentëve dhe pedagogëve të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, dhe më herët ka qenë drejtor i gjimnazit në Përrenjas. Megjithatë sipas burimeve për Faxweb.al vitet e fundit Hana kishte kaluar në një forcë tjetër politike. Po sipas të njëjtave burime fotoja është realizuar disa vite më parë në Përrenjas, ku Balla ka pasur zonën e tij elektorale dhe takimet me banorët e zonës janë krejt normale.
Kujtojmë se deputetit socialist i është përmendur emri në disa çështje shumë të nxehta në ditët e fundit, siç ishte kërcënimi i oficerit Emiljano Nuhu, rasti i Babales, apo lidhja me trafikantit e drogës Edmond Bego.
Policia e Elbasanit ka arrestuar personat e mëposhtëm:
- Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
- Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
- Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.
Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.
Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)