Taulant Muka, ish-zëvndës ministër i Arsimit ka publikuar në profilin e tij në Facebook diplomën e Bachelor-it të marrë në Amerikë të kryebashkiakut Erion Veliaj duke ngritur dyshime nëse është apo jo origjinale.
“Komentoni duke treguar elementët e diplomës që qe “Kartoni” i publikuar prej Velias nuk është origjinal”, nxit Muka ndjekësit e tij ndërsa ka paralajmëruar se do të publikojë fakte që dhe diploma e masterit është e falsifikuar.
Postimi i plotë:
“Kjo eshte diploma qe kryetari i bashkise Erion Veliaj ka publikuar ne Tëitter te 2015 si diplome Bachelor te marre ne Amerike. Si mendoni, Eshte origjinale? Komentoni duke treguar elementet e diplomes qe verifikojne qe “Kartoni” i publikuar prej Velias nuk eshte origjinal ?. Neser tregojme faktet dhe me diplomen qe Veliaj pretendon si diplome masteri?!
#kakistokraci