Taulant Muka thotë se tashmë një produkt shkencor shqiptarë do të jetë “udhërrëfyes” i mjekëve të familjes dhe gjinekologëve në mbarë botën për sa i përket përdorimit të terapisë hormonale.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Muka tregon se në bashkëpunim me Universitetin e Erasmus (Holandë), Cambridge (UK) dhe Bernit (Zvicër), dhe duke analizuar të gjithë evidencën e deritanishme, janë paraqitur rekomandimet mbi përdorimin e terapisë hormonale.
“Artikulli është publikuar në revistën shkencore Human Reproduction Update, e renditur e para në botë në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë (Faktor Impakti 11.8). Poshtë gjeni figurën e përshtatur në gjuhën shqipe qe tregon kur dhe si duhet përdorur terapia hormole sipas moshës me qëllim parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës që mund të vijë si pasojë e perdorimit të terapise”, shkruan Muka.
Kujtojmë që Taulant Muka dha dorëheqjen nga posti i zv. Ministrit të Arsimit pak kohë pasi ishte emëruar për shkak se siç ka deklaruar ai nuk dha hapësira e duhur për të implementuar idetë e tij.
Postimi i plotë:
Artikulli i dytë si zëvendësministër: Terapia hormonale dhe rreziku kardiovaskular te femrat gjatë dhe pas menopauzës: Roli i formulimit, mënyrës së administrimit, kohës kut fillohet dhe kohëzgjatja.
Tashmë nje produkt shkencor edhe shqiptar do jetë “udhërrëfyesi” i mjekëve të familjes dhe gjinekologëve në mbarë botën për sa i përket përdorimit të terapisë hormonale. Në një bashkpunim me Universitetin e Erasmus (Holandë), Cambridge (UK) dhe Bernit (Zvicër), duke analizuar të gjithë evidencën e deritanishme, paraqesim rekomandimet mbi përdorimin e terapisë hormonale (formulimi, mënyra e administrimit, koha e fillimit të terspisë dhe kohëzgjatja) në lidhje më rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Përdorimi i terapisë hormonale shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, prandaj është e nevojshme këshillimi me mjekun e familjes dhe gjinekologun. Artikulli është publikuar në revistën shkencore Human Reproduction Update, e renditur e para në botë në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë (Faktor Impakti 11.8). Poshtë gjeni figurën e përshtatur në gjuhën shqipe qe tregon kur dhe si duhet përdorur terapia hormole sipas moshës me qëllim parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës që mund të vijë si pasojë e perdorimit të terapise.
Linku për te artikulli: https://academic.oup.com/…/d…/10.1093/humupd/dmy039/5225102…
(B.H/Faxweb)