Kanë kaluar 27 vite që nga dita kur ka ardhur në jetë një nga futbollistët më të famshëm shqiptar. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën .
Midis shumë urimeve që Taulanti ka marrë do të veçojmë atë të vëllait të tij, futbollistit Granit Xhaka, i cili ka përdorur edhe rrjetet sociale për ta ndarë dedikimin me ndjekësit e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen vëlla”- ka shkruar Graniti bashkangjitur fotos ku përveç dyshes së futbollistëve duket edhe tavolina e mbushur me dhurarta, midis të cilave edhe një pako e madhe e brendit Loius Vuitton.
(E.K/FAXWEB)