Ditën e sotme këngëtarja e njohur, Taylor Swift është kthyer në qendër të mediave rozë për shkak të disa deklaratave që ka bërë kundrejt ish menaxherin të saj, Scooter Braun
Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se Braun e ka tallur gjatë kohës që e ka menaxhuar.
Pas këtyre deklaratave këngëtares i është kundërvënë Justin Bieber, i cili tashmë menaxhohet nga Braun.
Në një postim të tijin në rrjete sociale, ai e ka cilësuar veprimin e Swift si të tepruar dhe të padrejtë, pasi sipas tij nuk është e drejtë që të përdorë rrjetet sociale kundrejt menaxherit.
Pas kësaj disa fansa dolën në mbrojtje të artistes dhe dikush prej tyre ka treguar një sekret të Justin, të cilën e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja.
“Ti tradhtove shoqen e saj të ngushtë dhe më pas publikisht i doli në krah personit që i publikoi asaj një video seksi në shenjë hakmarrje, dhe tani kërkon që ajo të të ftonte ty për një çaj? Largohu prej këtej”, ka shkruar një fans në ‘Twitter’.
Taylor e ka pëlqyer këtë deklaratë duke konfirmuar se Justin ka tradhtuar Selena-n gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur.
Mediat e huaja shkruajnë se kjo nuk është aspak çudi, pasi Justin menjëherë pas ndarjes nga Selena u hodh në krahët e partneres aktuale, Hailey Baldwin.