14:01 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të akuzuar për vjedhje dhe ndërrim emri, KQZ nesër vendos fatin e dy deputetët

13:21 | 02/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Askush s’e mori parasysh, si e kishte paralajmëruar gazetari përfshirjen e dy deputetëve në krim

Ditën e nesërme Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve do të vendosë  për mandatin e dy deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. 

Sjellim në vëmendje që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuarndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit.

DETAJE:

Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

KQZ do të mblidhet për të marrë në shqyrtim 5 vendime të prokurorisë, dy që kërkojnë heqje mandati për Rehovicën dhe Rakipin, dhe tre të tjera që arrijnë në konkluzionin se zyrtarët nuk preken nga dekriminalizimi. Përkatësisht, ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi si dhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri. (J.V/Faxweb)

 

Pas

Vasili e nis ditën me një thënie të Konicës, me kë e ka deputeti

Para

Moderatorja poston foto nga Miami, komenti i Ermal Mamaqit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

Para
Moderatorja poston foto nga Miami, komenti i Ermal Mamaqit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

Moderatorja poston foto nga Miami, komenti i Ermal Mamaqit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro! Detajet

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.