Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, konfiskohen pasuritë e shtetasit L.C. me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, ne qytetin e Elbasanit;
Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit; dhe
Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit;
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.