Kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka folur për deklaratën e presidentit të ardhshëm Ilir Meta për armatosjen e popullit.
“Mendoj se është një deklaratë e papërgjegjshme, pasi në asnjë rast nuk mund të zëvendësohet alternativa e shtetit ligjor me alternativa të tjera. Vendi është, koha është që ne të zbatojmë ligjin. Mendoj se është një deklaratë e papërgjegjshme, si ajo e Edi Ramës që i bën thirrje policisë për të bërë fushatë elektorale. Ata janë në një panik të përligjur, pasi këto janë 4 ditët e fundit të republikës së vjetër dhe njerëzit po bashkohen për republikën e re.”, tha Basha.
Kujtojmë se pas disa sulmeve radhazi ndaj mbështetësve të LSI-së, Meta deklaroi se nëse policia nuk do të merrte përsipër të mbronte qytetarët dhe dënonte dhunuesit, populli duhet të armatosej. (D.D/Shuplaka)