00:36 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të arrestuarit e sotëm pjestarë të të njëjtës familje, banorët: Nesër marrim hunjtë dhe sfurqet…

22:03 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të arrestuarit e sotëm pjestarë të të njëjtës familje, banorët: Nesër marrim hunjtë dhe sfurqet…

Protesta e banorëve të Astirit është zhvendosur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kjo për shkak të arrestimit të 7 protestuesve të cilët mësohet se janë pjestar të të njëjtës familje dhe midis tyre edhe një 15-vjeçar.

Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e tyre duke njoftuar se ditën e nesërme do të nisin një protestë pa afat kohorë, si dhe kanë paralajmëruar se ajo do të përshkallëzohet nëse nuk lirohen të ndaluarit.

 “Nesër ftojmë të gjithë banorët që të marrin hunjë dhe sfurqe që të godasim çdo civil që sillet rreth zonës ku ne protestojmë. Ne nuk largohemi prej këtu pa ardhur me ne edhe ata që janë arrestuar. Ta marri vesh Lleshaj dhe ai palloshi i gjatë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet, nuk ka më protestë paqësore, le të guxojë kush të dojë të afrohet nesër në Unazën e Re. Këta arrestojnë 15-vjeçarë, me të njëjtën mënyrë do ti përgjigjemi policisë”, u shpreh njëri nga banorët e Astirit.

Për Fax News foli edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se çdo shoqërim io protestuesve është një paturpësi dhe padrejtësi. Ai akuzoi policinë se këto shoqërime i bën për të ndaluar pbanorët e Astirit që të protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre.

“Çdo shoqërim që ju bëhet protestuesve është i pacipë dhe i paturp, në një kohë që nuk kanë asnjë përballje dhe përplasje me Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndaluar vetëm që të arrijnë të pushojnë atë protestë. Ajo protestë ndalon vetëm kur të anullohet projekti. Të vijnë të diskutojnë me banorët. Ai që erdhi me 2000 euro para në bankë ka arritur të krijojë një bankë të veten që është Abi Bank.

Mbajnë në burg Dorianin se kanë frikë se do të arratisët ndërkohë lënë të lirë Saimir Tahirin. Ne do ti mbështesim këto banorë deri sa të fitojnë, dhe do të fitojnë me hir dhe me pahir. Aty nuk do të shembet asnjë shtëpi, ne do të jemi përkrah tyre. Kjo ndodh për një arsye, se ky njeri ka lidhur marrëveshje me bandat dhe kriminelët, dhe ata nuk e lënë të merret me qytetarët. Nesër protesta do të fillojë nga ora 18:00 deri nuk e dimë se kur nëse këta nuk i lirojnë protestuesit. Janë marrë në mënyrë të papritur dhe familjarët nuk kanë ditur asgjë, i kam lajmëruar unë”, deklaroi Balliu.

Një tjetër banor u shpreh se janë arrestuar 7 kushërinjtë  e tij, njëri prej tyre sipas tij është vetëm 15-vjeç. “Janë arrestuar tek sheshi ‘Shqiponja’. Janë futur në makinë nga civila nga policë dhe nuk di tjetër pa asnjë arsye e shpjegim”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/338969463421585/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: banoret e ASTIRITDrejtoria e PolicisePERSHKALLEZIM PROTESTE
Pas

Denoncimi/ ‘Ja çfarë e lidh Sandër Lleshin me Saimir Tahirin’

Para

Aksidenti tragjik në Lezhë, kush është zyrtari i burgut të Shënkollit që humbi jetën

Para
Përplasen dy makina, humb jetën një person

Aksidenti tragjik në Lezhë, kush është zyrtari i burgut të Shënkollit që humbi jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.