Ambasadori italian Alberto Cutillo nga Shkodra në një takim me të rinjtë nuk ka mundur të shmangë interesin e tyre lidhur me proceset integruese të Shqipërisë por dhe ndikimin që ka kriza poltike në këtë proces.
Teme e ditës është dhe kriza politike në Shqipëri dhe ambasadori italian nuk nguroi të thoshte se në parlamentin europian kjo gjë shihet si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënimet e tyre mbi situatat e fundit në vendin tonë.
“Është e qartë se zgjedhjet sic ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedheësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues.
Në Shqipëri kemi mbërritur në një situate komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar, dhe nuk mund të thuhet çfarë është me logjike, të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen ç’ka do të sillte ndryshime në ligj dhe kushtetutë.
Ndryshimi i dytë mund të jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e kushtetutes duke lejuar kështu shtyrjen e vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianet e quajnë “arne më e keqe se e grisura”, por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, është shprehur ambasadori Italian.
Cutillo është shprehur më tej se ka 3 skenarë të mundshme të cilat nuk përjashtohen për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në bashkimin europian.
“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të githa vendet në unanimitet të aprvojnë celjen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë , por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa më e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi këtë vit.
E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të percaktohen modalitete të reja.
Mundësia e tretë është që komisioni europian te shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit per negociatat me 20 qershor eshte nje kohe e shkurter. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte cudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi patur kohe ta studionim”, ka thënë më tej Cutillo.
Ndërkohë lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, Cutillo komentoi duke thënë se shtete të ndryshme kanë edhe qasje të veçanta në raport me Shqipërinë.
“Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me levizje politike qe jane kunder zgjerimit , jo vetem me Shqiperine.
Nuk eshte surprize te them qe Franca dhe vendet e uleta jane shprehur kunder. Hollanda po diskuton në parlament heqjen e vizave për Shqipërinë. Të enjten mbahet kjo seance dhe do e dime te sigurte qendrimin ndaj Shqiperise”, përfundoi Cutillo.
(E.K/Faxweb.al)