Shefi i organizmit të PD Klevis Balliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme të thirrur nga opozita në Tiranë.
“Ti rropatesh dhe ata marrin çdo pikë të djersës tënde ky është shfrytëzim nga ai që e di veten pronar të Shqiptarve, Edi Ramës”, shkruan balliu në një postim ne facebook.
Mesazhi:
Kapitalizmi i drejtuar nga shteti, është përkufizimi klinik i fashizmit!
Kjo është qeveria që në këto 11të vjet ka skllaveruar një popull.
Forma më e egër e dhunës është varfëria.
Vjedhja e punës tuaj, e djersës tuaj është thelbi i skllavërisë.
Ti punon dhe ata marrin ç’fiton ti, që të mbajnë veten në pushtet që të vazhdojnë kontrollin dhe grabitjen e jetëve e së ardhmes.
Ti rropatesh dhe ata marrin çdo pikë të djersës tënde ky është shfrytëzim nga ai që e di veten pronar te Shqiptarve, Edi Rames.
Ndaj sot të bashkohemi në orën 18:00 në betejë për të shpëtuar vendin nga ky pushteti i korruptuar.