Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Maceratës në Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari herë pas herë dhunonte gruan dhe e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me forcë.
“Të bëj copash, ma shpif, do të bëj luftë si një shqiptar i vërtetë dhe djalin nuk do ta shohësh kurrë më, kur të dal nga burgu ku do të fshihesh, edhe nëse ndërron emër do të gjej”, janë disa nga frazat e përdorura nga burri për gruan.
Pala e akuzës para gjykatës paraqiti fakte tronditëse që zbulonin dhunën e vazhdueshme të shqiptarit ndaj bashkëshortes së tij. Para gjykatës ata veçanërisht kanë dokumentuar dhunën më 21 shtator të vitit 2017, ku shqiptari ende i paidentifikuar jo vetëm e ka dhunuar duke përdorur një tablet, por edhe i ka lënë shenja të rënda dhune në trup. Një episod i rëndë dhunë i ndjekur nga një tjetër akoma më i rëndë pas disa ditësh, fakte që detyruan gjykatën në Itali të japë edhe një dënim të tillë për shqiptarin.
(J.D/Faxweb.al)